Deti në Hagë, Enri Hide: Ata që përfitojnë janë grekët, një marrëveshje bilaterale do të ishte në interes të publikut
Enri Hide, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare tha për Ilva Now se Greqia do të jetë ajo që do të përfitojë më shumë nga Gjykata Ndërkombëtare për shkak të përvojës më të madhe në të drejtën ndërkombëtare.
Sipas tij, në interes të publikut do të ishte më mirë një marrëveshje bilaterale, 2-palëshe, pasi në proces negociatash ke mundësi të jesh më elastik, të bindësh me argumentet e tua, ke një strategji përballë palës tjetër.
“Shteti mund të përfaqësohet nga një grup ekspertësh të vendit, ose nga një zyrë avokatie ndërkombëtare. Por para kësaj duhet një marrëveshje që jo vetëm do shkojnë atje, por edhe duhet të pranojnë vendimin e gjykatës”, tha z. Hide, teksa shtoi se që pas 2009 në vend ka kapacitet ekspertësh, por pa një ekspertizë ndërkombëtare Shqipëria nuk do ta ketë të lehtë.
Sipas tij, Greqia nuk mund të kushtëzojë negociatat me BE me marrëveshjen e detit, por nga ana tjetër shtoi eksperti, Greqia në negocimin e problematikave të tjera mes dy vendeve si çështja e minoritetit apo çështje të tjera, në momente të caktuara dhe në bazë të interesave të veta mund të risjellë në vëmendje të tjera çështje që të na kushtëzojë.
edhe nga përshëndetja turke e kryeministrit Edi Rama pas kritikave që ministri i Jashtëm grek i bëri Turqisë në konferencën e përbashkët për mediat, eksperti tha se e pa këtë shprehje vetëm si një show mediatik për të thyer pak akullin.
“Do ishte thikë me dy presa për Shqipërinë që të ndërhyjë në një konflikt që nuk është vetëm rajonal por implikon edhe vende të tjera si SHBA-në, Gjermaninë dhe Francën. Sot Franca është përfituesi më i madh në këtë konflikt. Nuk besoj se një lider i vetëm mund të zgjidhë hallet e botës”, tha z. Hide.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon