Afera e inceneratorëve, Monika Kryemadhi thirret në SPAK
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi paraqitet ne Prokurorinë e Posaçme, SPAK, e thirrur të japë sqarime për aferën e inceneratorëve që e ka denoncuar.
Monika Kryemadhi pak ditë më parë solli me pamje skemën e mashtrimit në inceneratorin e Tiranës.
Nëpërmjet një videoje, deputetja e Partisë së Lirisë ka treguar se plehrat nuk kalojnë nga asnjë lloj procesi për t’u vlerësuar nëse janë për riciklim apo djegie.
Video tregon qartë se inceneratori i Tiranës është në fakt një landfill që nuk kryen asnjë proces përveçse groposjes së mbetjeve.
Siç duket në video, Monika Kryemadhi hedh në koshin e mbeturinave një qese fosforoshente me mbeturina të riciklueshme për të gjurmuar procesin e trajtimit të mbetjeve.
Nga pamjet e filmuara me dron nga gjurmimi i qeses fosforoshente, Kryemadhi lë të nënkuptohet se në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet asnjë poces, mbeturinat thjesht hidhen dhe groposen.

LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta