A e keni takuar Charles McGonigal? Përgjigjet Ministri i Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u pyet gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë nga deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinant Xhaferraj, nëse e kishte takuar personalisht ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal.
Peleshi, në përgjigjen e tij, tha se nuk e ka takuar; por dhe nëse do ta bënte, nuk do të përbënte ndonjë lajm.
Pjesë nga debati:
Deputeti Ferdinant Xhaferraj: E keni takuar ndonjëherë McGonigal, ju apo drejtori i policisë?
Ministri Niko Peleshi: Po s’u përgjigja, do duket sikur kemi ndonjë gjë për të fshehur.
Xhaferraj: Kur vjen një zyrtar i lartë i FBI takon kreun e SHISH, drejtorin e Policisë, kreun e SPAK, ai nuk takon vetëm kryeministrin, prandaj ju pyeta.
Niko Peleshi: E para nuk e përcaktoj dot unë hapësirën se ku duhet të diskutoni ju. Unë jam këtu për të dhënë llogari dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve. Mund të bëni edhe pyetje jashtë temës. Unë këtu kam ardhur si Ministër i Mbrojtjes, ndaj na u drejto në pozicionin për të cilin jemi thirrur.
Jo nuk e kam takuar, nuk e di drejtori; por dhe po ta kisha takuar, nuk besoj se nuk përbën ndonjë lloji lajmi, pasi ne kur takojmë dikë nuk mund të shtiem fall dhe të parashikojmë që në të ardhmen nuk do kenë asnjë akuzë nga vendi i tyre.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset