Dosja “Mc Gonigal”, gjykata e madhe në SHBA hetoi takimet e ish-agjentit në Shqipëri
Në hetimin ndaj ish-zyrtarit të lartë të FBI, autoritetet amerikane i shkuan deri në fund lidhjeve të tij me zyrtarët e vendeve të tjera.
Në artikullin e Bussines Insider të shtatorit të vitit 2022, thuhet se hetimi i lidhjeve të ish-zyrtarit të lartë të FBI u krye nga gjykata e madhe në SHBA.
“Prokurorët shqyrtuan gjithashtu edhe dyshimet nëse McGonigal ka lidhje me qeverinë e Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe mundësinë e marrjes së ndonjë “pagesë apo dhurate” që i është dhënë nga qeveritë e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë”, theksohet në dokumentin e publikuar nga Busines Insider.
Kjo pjesë e dosjes u risoll edhe një herë në vëmendje këtë të hënë nga Sali Berisha. Sipas tij, nën hetim nga gjykata e lartë është vënë edhe kryeministri Rama. Në fakt dokumenti nuk është vendim gjykate, por dëshmon për verifikim të udhëtimeve dhe takimeve të McGonigal pas vitit 2017.
Më datë 24 shkurt do të jetë seanca e radhës e Mekgonigal në gjykatë në SHBA ku do të përballet me akuzat që i janë ngritur nga gjykata.
LEXONI GJITHASHTU
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein