Nis veprimtarinë Prokuroria e vetme e Apelit, kush do të jetë drejtuesi

1 Shkurt 2023 | 11:40

Sot në datën 01 shkurt 2023, në zbatim të Hartës së Re Gjyqësore të miratuar për sistemin gjyqësor, së bashku me Gjykatën e Apelit Tiranë, filloj zyrtarisht nga aktiviteti edhe Prokuroria e Apelit pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Në këtë mënyrë u riorganizuan, zyrat e Prokurorive të Apelit në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Durrës, Vlorë dhe Shkodër. Numri aktual i kësaj Prokurorie është 13 prokurorë ku 10 prej tyre janë me emërim dhe tre janë me caktim të përkohshëm. Numri total i përcaktuar për funksionimin e saj është 26 prokurorë. Pas disa muajsh është menduar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të hapet një garë për plotësimin e disa vakancave të përhershmë për këtë strukturë.

Drejtues i kësaj prokurorie do vazhdoj të jetë drejtuesi aktual i ish-Prokurorisë së Apelit Tiranë Gent Xholi i zgjedhur me një mandat tre vjeçar.

Me rastin e fillimit të veprimtarisë, sot në ambjentet e Prokurorisë u zhvillua një ceremoni ku morën pjesë Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, Kryetarja e Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale në KLP, zonja Nurihan Seiti dhe Prokurori i Përgjithshëm zoti Olsian Çela. Ata i uruan suksese strukturës së re dhe ndanë me prokurorët problematikat që ka shkalla e dytë e prokurorisë në vend.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026