Albin Kurti: Asociacioni një etnik nuk është i mundur në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli këtë të mërkurë gjatë një deklarate për mediat në lidhje me presionin ndërkombëtar për të pranuar asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kurti tha se një asociacion një etnik nuk është i mundur në një Kosovë shumëtnike, pasi sipas tij, kur u shpall pavarësia, Kosova nuk u cilësua si një vend shqiptar.
“Një asociacion një etnik nuk është i mundshëm në një Kosovë multietnike. Kur e kemi shpallur pavarësinë para 15 vjetësh thoshin se ndonëse Kosova me mbi 90 për qind shqiptarë s’bën të cilësohet shqiptar”, u shpreh kryeministri.
I pyetur nga gazetarët nëse i sheh zgjedhjet si referendum për asociacionin, Kurti u përgjigj se nuk mund të vendosë Serbia për politikën e brendshme në Kosovë.
“Zgjedhje në vitin 2022 ka pasur në Lëvizjen Vetëvendosje. Në vitin 2021 ka pasur zgjedhje parlamentare dhe zgjedhje lokale, s’mund të vendosë Serbia për Kosovën, së shpejti kremtojmë 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe ne jemi krenarë me të arriturat në 2 vitet e fundit. Ju e patë dje kur Transparence International tregoi që dy vitet e fundit për 20 vende jemi më lart sa i përket luftimit të korrupsionit dhe imazhit të vendi”, tha Kurti.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta