Avokati: Harta gjyqësore e bazuar në shifra të manipuluara, ja sa dosje janë në Apel

1 Shkurt 2023 | 14:40

Avokati Jordan Daci akuzoi Këshillin e Lartë Gjyqësor për manipulim të të dhënave mbi numrin e dosjeve që janë për tu shqyrtuar në Apel.

Sipas Dacit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm do t’i duhet të shqyrtojë 120 mijë çështje dhe jo 30 mijë siç pretendon KLGJ.

Sipas tij një shifër kaq e lartë çështjes në një gjykatë të vetme në të gjithë Shqipërinë do të sjellë vonesa për shqyrtimin e dosjeve.

“Harta e re është e bazuar në shifra që për mua janë të manipuluara. Konkretisht nëse ju do të hyni në sistemin e gjykatava.gov.al, te të gjitha gjykatat, numri i çështjeve nuk është 30 mijë siç thonë ata, pasi 40 e ca mijë i ka vetëm Tirana. Numri i çështjeve është rreth 120 mijë që duhet të ketë gjykata e Apelit. Unë i kam me screenshot, ua nxjerr po të doni. 9 mijë ka pas vetëm gjykata e Shkodrës, Vlora, Korça, Gjirokastra kanë pasur çështjet e tyre, Tirana ka jo më shumë se 30% të ngarkesës në rang vendi. Ne bëjmë ligje por nuk bëjëm analiza statistikore”, tha Daci.

Ndiqni intervistën e plotë: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026