Qeveria hap 2100 vende pune, nga specialistët deri te sanitarët

2 Shkurt 2023 | 15:20

Ministritë dhe institucionet në varësi kanë hapur më shumë se 2000 vende pune. Bëhet fjalë për të gjitha nivelet, që nga specialistët e lartë e deri të pozicionet e ulëta.

Kontratat do të lidhen për vitin 2023.

Qeveria ka hapur 2176 vende të reja pune për vitin 2023 nëpër ministritë e linjës dhe institucionet në varësi.

Kjo organikë punonjësit do të bazohet te kontratat e përkohshme. Pra, të gjitha vendet e punës janë me afat të caktuar nga 3 muaj deri në 1 vit.

Nga këto, 700 vende janë të hapura vetëm në ministrinë e Financave në profile të ndryshme, si specialistë, teknikë të mesëm, nëpunës informacioni e punonjës pastrimi. Pas saj një numër të konsiderueshëm punonjësish kërkojnë edhe ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Bujqësisë përkatësisht 340 dhe 300 individë.

Profilet edhe këtu, janë të lidhura me institucionet në varësi, ku kërkohen mjekë, infermierë, kordinatorë apo specialistë në bujqësi.

Individët që përzgjidhen për t’u punësuar në qeverisjen qendrore, e kanë këtë kontratë si kualifikim të shtuar në CV-në e tyre. Sipas vendimit, koha e punës për këto pozicione është  6 orë në ditë, ndërsa pagesat janë të përcaktuara për pozicionin sipas kategorisë së pagave në administratën shtetërore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avokatët e huaj takojnë Veliaj në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

Tre avokatë, mes të cilëve dy britanikë, Ben Brandon dhe Celia Marr, kanë takuar këtë të martë Erion Veliajn në ambientet e IEVP-së në Durrës....
14:29 | 28/07/2026

I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK

Është vetëdorëzuar këtë të martë në Policinë e Tiranës Nazmi Shahini, i njohur edhe me mbiemrin Drazhi. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK për...
14:17 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026