Agron Shehaj denoncon Edi Ramën: Si e përdori fshehurazi zyrtarin e FBI-së
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaroi se sipas hetimit në SHBA, kryeministri Edi Rama ka përdorur fshehurazi zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, i cili ishte në detyrë, për të eleminuar opozitën.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Shehaj u shpreh se mjafton ky fakt që Rama të japë dorëheqjen.
“Çfarë del nga hetimi që ka bërë FBI-ja? Del që kryeministri i Shqipërisë ka përdorur agjentin e FBI-së, në detyrë, për të sulmuar dhe për të eleminuar opozitën. Agjenti shqiptar mori informacion nga zyra e kryeministrit.
Praktikisht, kryeministri ka përdorur një zyrtar të lartë të FBI-së, fshehurazi, për të eleminuar opozitën. Në një vend demokratik, mjafton kaq që kryeministri të japë dorëheqjen, e jo më të japë llogari në parlament”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Zv.kryetarja e Kuvendit: Ja arsyeja pse Rama nuk ishte në seancë për interpelancë
- Të pathënat e çështjes “McGonigal”, kryeministri Edi Rama flet sonte në “Now”
- ‘Nuk do pranojmë të na përjashtojnë’, Berisha: PD-ja do t’i fitojë zgjedhjet
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia