Zv.kryetarja e Kuvendit: Ja arsyeja pse Rama nuk ishte në seancë për interpelancë
Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk u paraqit këtë të enjte në seancën plenare, në interpelancën për çështjen “McGonigal”, pasi deputetët e opozitës nuk ishin të interesuar për të marrë përgjigje, por për të krijuar kaos.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Felaj u shpreh se në bazë të kushtetutës dhe rregullores, Rama mund të delegojë ministra për interpelancën.
“Interpelanca ishte urgjente dhe për këtë shkak, sipas rregullores je i detyruar që ta vendosësh si pikë të parë në rendin e ditës. Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kishin bërë një kërkesë dhe kësaj kërkesë ka detyrim t’i përgjigjet kryeminsitri, i cili në bazë të kushtetutës dhe rregullores, ka të drejtë të delegojë ministra për ta mbajtur këtë interpelancë.
A ishin seriozë deputetët? Deputetët që bënë kërkesën nuk kishin interes për të marrë përgjigje. Kishin një interes, por për të bllokuar foltoren dhe për të bërë kaos. Ky ishte interesi”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
- Të pathënat e çështjes “McGonigal”, kryeministri Edi Rama flet sonte në “Now”
- ‘Nuk do pranojmë të na përjashtojnë’, Berisha: PD-ja do t’i fitojë zgjedhjet
- Paralajmërimi i Berishës: Do ketë protesta të vazhdueshme para dhe pas 11 shkurtit
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë