Helikopteri i marinës amerikane stërvitje ushtarake në Shqipëri

3 Shkurt 2023 | 10:35

Skuadrilja luftarake e helikopterëve të marinës amerikane (HSC) 5 ka kryer trajnime në brendësi të Shqipërisë.

Lajmi është bërë me dije nga ambasada e SHBA përmes një postimi në Twitter, ku theksohet se stërvitja ushtarake është zhvilluar në fshatin Bizë, duke i dhënë mundësi skuadriljes së helikopterëve amerikanë të “kryerjë fluturime malore, fluturime taktike të nivelit të ulët, ulje jashtë aeroportit dhe stërvitje të koordinuara me shumë njësi”.

“Bashkëpunimi ndërmjet ushtrisë amerikane dhe Shqipërisë lejoi njësitë nga të dy vendet të stërviteshin dhe të ndërtonin aftësi së bashku si aleatë të NATO. Mezi presim më shumë stërvitje të përbashkëta stërvitore ushtarake gjatë #DefenderEurope2023”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër

Ka humbur jetën shtetasi tjetër egjiptian i cili ndodhej në të njëjtin mjet me viktimën tjetër. Viktima e dytë ishte transportuar në spital për mjekim...
19:18 | 22/07/2026

Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion

Një vatër zjarri është shfaqur këtë të mërkurë në Voskopojë, në zonën e njohur si “Antenat” ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
18:02 | 22/07/2026

Policia zbardh aksidentin: 2 të vdekur dhe 1 i plagosur; kamioni me pompë betoni u përplas me një automjet dhe ra nga ura

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe...
17:49 | 22/07/2026