Kampion bote, futbollisti lë paprtitur futbollin. Mesazhi drejtuesve të klubit
Ish-futbollisti i Real Madridit, Arsenalit dhe kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014, Mesut Ozil, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 34-vjeçare.
Sipas gazetarit turk Jakub Cinar, Ozil iu nënshtrua lëndimeve dhe njoftoi anëtarët e klubit se nuk do të vazhdonte të luante.
Ozil e filloi karrierën e tij te Schalke 04, ku luajti për një vit e gjysmë, më pas kaloi në stacionin e tij të radhës, Ëerder Bremen, për 5 milionë euro.
Me të Gjelbrit ai fitoi kupën e Gjermanisë në vitin 2009 dhe i çoi ata në finalen e Kupës UEFA. Pas dy vitesh në Gjermani, ai u transferua te Real Madrid në verën e vitit 2010.
Në Madrid ai fitoi kupën e Spanjës në sezonin 2010/11, kampionatin në sezonin 2011/12 dhe Superkupën e Spanjës.
Në verën e vitit 2013, ai u transferua te Arsenal – ku luajti për shtatë sezone, dhe ishte pjesë e fitimit të tre Kupave të FA, por nga ana tjetër, ai tregoi mjaft mungesë serioziteti dhe u trajtua ftohtë nga Topçinjtë.
Në verën e vitit 2020, ai u transferua në Turqi, ku luajti për Fenerbahçen për dy vjet. Më pas Ozil u transferua te Beshiktaş.
Kujtojmë se ai gjithashtu bëri 92 paraqitje për kombëtaren gjermane.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan