Debati presidencial, Agon Maliqi: Trump më mirë, por nuk fitoi gjë, Biden sërish para në sondazhe

23 Tetor 2020 | 07:38

Analisti Agon Maliqi komentoi për Euronews Albania debatin e fundit presidencial mes Donald Trump dhe Joe Biden, të cilin e konsideroi të barabartë mes palëve.

Sipas tij, duke pasur një performancë të njëjtë me Biden, Trump nuk ia doli të fitojë përmes debatit një moment të ri për të përmbysur sondazhet të cilat e tregojnë se ai nuk është në pozita favorizuese për t’i fituar zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Për Trump ishte paraqitje më e mirë se debati i shkuar, ku në të parin nuk fitoi asgjë, ishte më i matur, nuk bëri ndërprerje, por edhe Biden e mbajti veten dhe nuk bëri ndonjë gafë në artikulim, në këtë kontekst rezultati i barabartë në debat e dëmton Trumpin pasi anketat e teleshikuesve se kushe fitoi atë reflektojnë sondazhet e përgjithshme të preferencës për zgjedhje 51 me 49 për qind,” – u shpreh Maliqi.

Gazetarja Esmeralda Mulaj e pyeti Maliqin se çfarë opinioni kishte rreth qasjes së rrjedhur në media të Bidenit kundrejt shqiptarëve, qasje e cila u tha se do të ishte më mbështetëse.

“Gjatë administratës së Obamës SHBA-të u tërhoqën politikisht nga Evropa më shumë seç duhej dhe Shqipëria dhe Kosova po i vuajnë pasojat, ndaj kjo shprehje dashamirësie është e mirëseardhur për sa kohë shpresa se ajo do të shoqërohet me angazhim më të madh, të paktën në nivelin e administratës Trump,” – u shpreh Maliqi, i cili më tej e konsideroi të panevojshme mbështetjen publike të ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti kundrejt Joe Biden.

Maliqi e konsideroi “ekzibicionizëm” dhe “përpjekje për t’u pozicionuar më mirë” kundrejt administratës amerikane qasjen e Kurtit ndaj fushatës zgjedhore në SHBA, fushatë që sipas tij faktori dhe elektorati shqiptar atje ka shumë pak ndikim.

 

Lexoni gjithashtu:

Debati presidencial, gazetari Bajrush Morina tregon prioritetet që ka Trump edhe pse sipas sondazheve fiton Biden

Debati presidencial, gazetarja Hoxha tregon kandidatin që pritet të shpallet fitues në Teksas

Gazetarja Menada Zaimi tregon pikat e forta të Trump dhe Biden gjatë debatit të fundit presidencial

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026