“Ishte materialist”- Allison Guerriero: McGonigal pëlqente jetën e shtrenjtë
Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, personi i cili denoncoi aferat e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për emisionin Review në Euronews Albania, të pathënat e çështjes ku përfshihet dhe emri i kryeministrit Edi Rama.
Guerriero tregon me detaje mënyrën se si arriti t’i kuptonte aferat me rusët në të cilat ishte përfshirë ish-zyrtari i lartë amerikan i kundërzbulimit, si dhe vizitat e fshehta në Shqipëri.
Në një pjesë të intervistës ajo thotë se Charles McGonigal ishte një person shumë materialist, i cili pëlqente verërat e shtrenjta, lokalet e shtrenjta dhe jetën luksoze të New Yorkut.
Pjesë nga intervista:
Çfarë stili jetese kishte McGonigal?
Allison Guerriero: Ishte më shumë më materialist se sa unë. Ai pëlqente restorantet e shtrenjta ndërsa unë preferoja të shkoja në një fast-food të zakonshëm. McGonigal pëlqente verërat e shtrenjta, rrobat e shtrenjta dhe më dukej sikur i pëlqente jeta e New York. I pëlqente të ishte afër pushtetit dhe parasë më shumë se sa mund të ishte edhe shija ime. Përpiqej të linte përshtypje tek njerëzit nga ana materiale.
A bënte McGonigal një stil jetese që përputhej me të ardhurat e tij?
Allison Guerriero: Nuk e di, sepse nuk shpenzonte shumë për mua, thjesht shkonim në restorante të shtrenjta. Nuk jam një person materialist dhe nuk i kam kërkuar asnjëherë të më blinte gjëra. Gjithmonë shkonte në vende të shtrenjta por më thoshte që ishte për punë. Tani që shoh akuzat, edhe unë pyes veten se nga i kishte marrë ato para?
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës