Rama sërish apel naftëtarëve: Dilni nga greva dhe vij vetë të negociojmë
Për të tretën herë brenda pesë ditëve, kryeministri Edi Rama iu drejtua të premten naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit duke u bërë thirrje që ata ta ndërpresin grevën e urisë.
Rama shkroi në Twitter se ishte i gatshëm të diskutonte me naftëtarët për zgjidhjen e situatës, por “pa ultimatume dhe presione”.
“Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë,” – shkroi kryeministri.
Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë.
— Edi Rama (@ediramaal) October 23, 2020
Në dy apelet e mëparshme të kryeministrit naftëtarët janë përgjigjur se janë të gatshëm të bisedojnë për zgjidhjen e situatës, por paralelisht do ta vazhdojnë grevën.
Prej rreth një muaji naftëtarët e rafinerisë kanë hyrë në grevë urije. Javën e fundit atë e kanë vijuar gratë, ndrëkohë që shumë prej tyre kanë vuajtur ndërlikime shëndetësore.
Punonjësit e rafinerisë së Ballshit kërkojnë dhjetëra paga të pashlyera dhe rinisjen e punës.
Lexoni gjithashtu:
Naftëtaret e Ballshit nuk tërhiqen, kërkojnë zgjidhje nga Rama dhe Balluku
Debat i fortë mes Ballukut dhe Sejaminit për naftëtarët e Ballshit
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush