30 ditë burg për 2.1 milionë euro, shkarkohet këshilltarja e zv. kryeministres, Hoti mbështet Bajramin
I vetmi person i shkarkuar për momentin nga administrata kosovare, pas skandalit të zhdukjes së 2.1 milionë eurove, është një këshilltare e zv. kryeministres Albulena Balaj Halimi.
Dyshohet se paratë e vjedhura, janë kaluar nga thesari, në emër të kompanisë së babait të këshilltares.
Ndërkohë Gjykata ka dhënë masën e sigurisë me 30 ditë burg për Labinot Grudën, zyrtarin e lartë të Ministrisë së Financave, i vetmi i arrestuar deri tani për skandalin.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Nismës Social Demokrate, nga Albulena Balaj – Halimi, kur kjo e fundit ka shkarkuar këshilltaren e saj.
“Nisma Socialdemokrate jo vetëm që distancohet, por është e pakompromis në luftën kundër krimit ndaj kujtdo qoftë që zgjedh të përfshihet në veprime të tilla kriminale, pa dallime, qoftë votues apo anëtar i yni, të tillët nuk kanë vend në familjen tonë politike!” – u shpreh zv. kryeministrja.
Gjatë ditës, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, iu shmang deklarimit nëse do ta shkarkojë nga posti i Ministres së Financave, Hykmete Bajramin, pas zhdukjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për të siguruar se sistemet janë të mbrojtura. Organet e rendit janë duke bërë punën e vet. Mashtruesit e keqpërdoruesit brenda sistemit publik, institucioneve, nuk kanë me pas vend do të dalin mbi sipërfaqe së shpejti si minjtë kur t’iu hy uji përfundi,” – tha Hoti.
Kundër shkarkimit të ministers Bajrami është shprehur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
“Shoh se dikush ka dëshirë dhe bën thirrje që ajo të japë dorëheqje por ata duhet ta kuptojnë se ministrja Bajrami nuk është aty për tu dorëzuar para hajdutëve duke krijuar boshllëk për fshehjen e gjurmëve të vjedhjes së parasë publike, por për tu ballafaquar me krimin dhe me hajdutët, ashtu siç po vepron me të drejtë ajo” – tha kryetari i LDK-së.
Aktualisht pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë me 30 ditë burg për Labinot Grudën, zyrtarin e lartë të Ministrisë së Financave, i cili dyshohet se mundësoi zhdukjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
Avokati Veton Rrecaj, në përfundim të seancës, u shpreh se prokuroria nuk kishte prova konkrete që mund të mbështeste akuzën.
Ndërkohë dy persona të tjerë, punonjës të kompanisë ku janë transferuar paratë, vazhdojnë të jenë ende në kërkim nga policia e Kosovës.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta