A shkaktoi tërmeti në Turqi viktima nga Shqipëria? Flet ambasadori Kastriot Robo

6 Shkurt 2023 | 13:04

Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo, ka bërë me dije gjatë një interviste për Euronews Albania, se nga informacionet e deritanishme nuk raportohet të ketë viktima shqipatrë, si pasojë e tërmetit që goditi vendin.

Ai tha se ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet qendrore për të marrë informacion në lidhje me gjendjen e shtetasve shqipatarë në Turqi.

“Kur u informuam në lidhje me tërmetin shkatërrimtar të tërmetit të orës 04:07 minuta në zonën e Gaziantepit, filluam interesimin dhe për momentin nuk na rezulton se ka shtetas shqiptarë të afektuar nga goditja shkatërrimtare e këtij tërmeti. Jemi në kontakt me ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme turke, si dhe me organizatën për përballimin e situatave të vështira dhe për momentin nuk na rezulton të ketë shtetas shqiptarë që kanë humbur jetën.

Kemi vendosur disa pika lidhje me përfaqaësues të qeverisë qëndrore turke në këto zona dhe nuk na rezulton një gjë e tillë”, tha Robo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026