Shkatërrim në Turqi e Siri, ekipet e shpëtimit në garë me kohën

6 Shkurt 2023 | 18:38

Provinca e Hatajit, në Turqi, është shkatërruar nga tërmeti 7.8 ballë i shkallës Rihter, që tronditi vendin në orën 4 e 17 të mëngjesit, kur shumica e banorëve ishin në gjumë.

Aktualisht, skuadra të shumta shpëtimi po zhvillojnë kërkime nën rrënoja dhe kanë arritur të nxjerrin disa të mbijetuar, përfshirë këtu fëmijë.

Për momentin shifra e personave të shpëtuar nuk dihet ende, por ajo pritet të zbulohet në orët në vazhdim.

Operacionet e ekipeve të emergjencës po pengohen nga moti i ftohtë dhe operatorët janë në luftë me kohën.

Ndërkohë, pamje të ndërtesave të shkatërruara vijnë edhe nga qyteti Dijarbakir. Disa godina shumëkatëshe janë shkatërruar gjatë kërkimeve, duke detyruar njerëz të tjerë të braktisin shtëpitë e tyre.

Edhe përtej kufirit, në Sirinë fqinje, kërkimet për të mbijetuar vazhdojnë. Skuadrat e ndërhyrjes së shpejtë, të njohura si helmetat e bardha, kanë arritur të nxjerrin të gjallë disa persona në qytetet Hama dhe Afrin.

Tërmeti i fuqishëm, që u pasua nga një seri lëkundjesh sizmike, përveç se në Turqi dhe Siri u ndje edhe në Liban, Qipro dhe Izrael.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lavrov kritikon negociatat për Ukrainën: Pa progres, vazhdojmë të lëvizim në rrethe

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka quajtur bisedimet midis Moskës dhe Uashingtonit mbi luftën në Ukrainë një “rreth vicioz”, duke argumentuar se nuk...
10:28 | 05/06/2026

Sulmi me dron në Kiev, shkon në katër numri i viktimave

Numri i të vdekurve në një industri ushqimore në rajonin e Kievit nga një sulm nga një dron rus sot, të premten, është rritur në...
10:08 | 05/06/2026

Me 7 milionë fuçi naftë në bord, 4 cisterna iraniane kalojnë Ngushticën e Hormuzit pavarësisht bllokadës amerikane

Katër cisterna nafte me flamur iranian të ngarkuara me naftë bruto kaluan në Ngushticën e Hormuzit, një ngjarje e paprecedentë që nga mesi i prillit,...
09:37 | 05/06/2026