Rrëshqitje e madhe dheu në Kodër Currila, rrezikohet pallati, banorët largohen nga banesat
Një masiv i madh dheu është shkëputur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Kodër Currila, në Durrës, duke shkaktuar një rrëshqitje të konsiderueshme pranë një pallati të banuar.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00. Për shkak të rrezikut të mundshëm, banorët e pallatit janë larguar përkohësisht dhe do të qëndrojnë jashtë banesave deri në stabilizimin e plotë të situatës.
Burime nga zona bëjnë me dije se, për shkak të përbërjes argjilore të Kodër Currilës, rrëshqitje të tilla kanë ndodhur edhe më parë, duke e bërë këtë një problem të përsëritur.
“Zona është pa energji elektrike. Banorët nuk kanë hyrë ende në shtëpitë e tyre. Emergjencat Civile duhet të ndërhyjnë. Presim të vijnë inxhinierët”, thotë një banor.
“Kjo ka nisur që në vitin 2019, kur ra tërmeti. Mbrëmë, rreth orës 03:00, dëgjuam kërcitje dhe pamë që kishte rrëshqitur kodra. Qëndruam në makina dhe nuk jemi kthyer ende në banesa. Jemi me sytë nga Zoti të shohim çfarë do të ndodhë tani”, shprehet një tjetër banor.
Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
- 17:19 Trump zbulon dosjen e re të UFO-ve: Si objekti me 8 cepa u ul mbi bazën bërthamore
- 16:48 Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
- 16:40 Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre
- 16:35 Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave
- 16:05 Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët
- 16:00 Berisha: Qeveria po përpiqet të kufizojë lirinë online, do kërkojmë komision hetimor