Masa drastike për Manchester City, klubi mund të përjashtohet nga Premier League
Manchester City mund të përballet me një sërë masash deri në përjashtim nga Premier League angleze, kjo për shkak të shkeljeve financiare të kryera. Skuadra me president Sheikun Mansur është njoftuar mëngjesin e sotëm nëpërmjet një shkrese zyrtare, në të cilën përmendet shkeljet e rënda financiare të kryera.
Shkeljet janë kryer në periudhën nga shtatori i 2009-ës e deri në sezonin 2017-2018 dhe tani do t’i referohen komisionit të pavarur. Në total mbi 100 akuza, duke nisur nga transferimi i futbollistëve të mitur të cilëve u është bërë presion për nënshkrimin e kontratave e deri tek sponsorët që kanë siguruar vetëm një pjesë të pagesës për klubin.
Ardhja e këtyre akuzave nuk është diçka e rastësishme, pasi nuk është kundërshtuar nga drejtuesit e skuadrës angleze. Në reagimin e bërë prej tyre thuhet se mirëpresin shqyrtimin e çështjes nga komisioni i pavarur, por duke shqyrtuar të gjitha materialet dhe dokumentacionin të cilin skuadra ja ka drejtuar federatës angleze të futbollit. Në përfundim, në njoftimin e klubit thuhet se kjo çështje duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë