“Turqia ka stok banesash të vjetra”- Inxhinieri shpjegon shembjen e ndërtesave

6 Shkurt 2023 | 20:45

Inxhinieri i ndërtimit, Markel Baballëku tregoi në një intervistë për Euronews Albania se Turqia, aty ku mëngjesin e të hënës goditi një tërmet tragjik, ka stok banesash të vjetra.

“Të dy tërmetet janë të frikshëm në aspektin e magnitudës, qoftë për vende si Turqia, nisur nga stoku i banimit, sepse normalisht harta e re në Turqi i mbart dhe i ka mirë parasysh këto forca sizmike, por të mos harrojmë që ndërtimet i përkasin një periudhe më të hershme dhe normalisht në shumicën dërrmuese të rasteve, tërmete të tilla shkaktojnë të tilla pasoja,” – u shpreh Baballëku.

Një tërmet tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 2700 viktima dhe mijëra të plagosur.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.

Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja dhe që mendohet të shkojnë në disa qindra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023