Manjani ja plas të qeshurës me Spahiun: Politikanë kujdes si silleni me të dashurat
Sipas juristit Kreshnik Spahiu politikanët duhet të tregojnë më shumë kujdes si sillen me të dashurat sesa me gruan.
Në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” ai komentoi intervistën e ish-të dashurës së McGonigal, Allison Guerriero në Euronews Albania.
“Këta mundohen që të rrinë në pushtet nëpërmjet influencës që kanë ndërkombëtarët dhe prandaj mundohen që në një farë mënyre t’i miklojnë me dreka, me darka, me dhurata, me miqësira, me përqafime, me të dashura e të tjerë. Ai kushedi se ç’ka bërë në Shqipëri. Këtë e tradhtoi dashnorja latino-amerikane se po ta kishte tradhtuar dashnorja shqiptare do bëhej nami dhe ky është një leksion i madh për zyrtarët që të kenë kujdes në mënyrën se si sillen me të dashurat e tyre. Më mirë të sillen keq me gratë se me të dashurat. Nuk është humor,” – u shpreh Spahiu ndërsa u shoqërua me të qeshura edhe nga juristi Ylli Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës