URBAN STORY/ Miranda Tuga mësuesja që ka dhënë dije për katër dekada te fëmijët e Tiranës

23 Tetor 2020 | 16:42

Dashuria për dijen duhet të ushqehet sa më shumë te brezat e rinj dhe këtë e ka bërë më së miri personazhi i radhës në emisionin Urban Story. Ajo është mësuese Miranda të cilën e njohin si  “Miranda e 21 Dhjetorit” pasi aty ndodhej shkolla ku ajo ka dhënë dije për 30 vjet.

Le të kthehemi pas në kohë, në vitin 1972 kur zysh Miranda filloi studimet në shkollën pedagogjike ku do merrte dijen të cilën ajo i ka dhënë fëmijëve gjatë gjithë këtyre viteve. Miranda ndan për emisionin gjënë më të rëndësishme që mësoi në këtë shkollë.

“Në vit të tretë të shkollës pedagogjike na çonin të bënim dy vitet e fundit praktikë pedagogjike, por të rreptë, domethënë që do i mësonim të gjitha metodat e arsimit. Do mësonim komunikimin me fëmijët, dashurinë për fëmijët dhe përkushtimin ndaj tyre,”- rrëfen Tuga.

Për herë të parë profesionin e mësueses e ka ushtruar në Krrabë. Ajo tregon se ndonjëherë për të përmbushur gjithë synimet që i kishte mësuar në shkollë e bënte orën e mësimit 60 minuta.

Pas tetë vitesh si mësuese në Krrabë ajo emërohet mësuese në Drejtorinë Arsimore të Tiranës ku qëndroi për dy vite për t’u rikthyer sërish si mësuese në shkollën Dora D’Istria. Mësuese Miranda ndan me ne emocionet që ka pasur ditën e parë të punës.

“Sapo hyj në klasë shikoj mësuesen që do dilte në pension dhe  prezantohem me nxënësit. Ishte një emocion i madh”- tregon mësuese Miranda.

Festat e Abetares janë një kënaqësi e veçantë për mësuesit e ciklit të ulët. Aty festojnë frytin e një viti punë dhe mësuese Mirnadës në festën e fundit ku ajo ishte para se të dilte pension, një nxënëse i kishte përgatitur një suprizë. Ajo doli në skenë dhe i këndoi këngën e mësuesit.

Në fund të rrëfimit mësuese Miranada jep këtë mesazh.

“Të vish në shkollë me dëshirë dhe të shkosh në shtëpi i/e kënaqur është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë çdo prindi dhe nxënësi,”- u shpreh Znj.Miranda.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026