Sizmiologu: Nuk përjashtohet fakti që mund të ketë tërmete në Shqipëri dhe Itali
Carlo Doglioni, president i Institutit të Sizmiologjisë dhe Vullkanologjisë në Itali tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk përjashtohet mundësia për tërmete të tjera në Shqipëri dhe Itali.
Ai i cilësoi lëkundjet sizmike si një energji që toka duhet ta çlirojë çdo vit.
“Fakti që pati një tërmet në Turqi nuk e përjashton faktin që mund të ketë tërmete të tjerë në Itali, Shqipëri apo zona të tjera të Mesdheut. Është një sasi energjie që toka duhet çdo vit ta konsumojë dhe kjo gjë vjen edhe përmes tërmeteve.
Ne mund të kemi një tregues në bazë të volumit të magnitudës dhe dimesioni i volumit varet nga shpejtësia e lëvizjes. Sa më i ngadaltë është deformimi atëherë lëvizjet janë më të vogla dhe magnitutadat janë më të vogla. Ndaj nuk mund ta masim magnitudën e tërmetit në Shqipëri apo Itali” – u shpreh Carlo Doglioni.
Një tërmet tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 5000 viktima dhe mijëra të plagosur.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.
Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:26 Avokati i Popullit: Deri të premten nuk ka pasur ankesa për ushtrim dhune ndaj protestuesve të ndaluar
- 14:15 Berisha reagon për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës
- 13:52 Zjarr masiv në SHBA, mijëra persona evakuohen në Denver. Dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
- 13:41 Mamdani kundërshton vizionin e Trump për Amerikën në fjalimin e 250-vjetorit të SHBA-së
- 13:37 Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
- 13:34 Gjermani, gjendet në lumë një armë e Luftës së Dytë Botërore