Teliti replikon me Ramën: Vetëm video 3D, deri më tani as 1% e banesa s’janë rindërtuar

24 Tetor 2020 | 07:01

Programi i rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 u bë temë e replikave të radhës mes përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti dhe Kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri e nisi të shtunën me një postim të një videoje përmbledhëse në Facebook, në të cilën shfaqeshin disa familje, kryesisht të rethinave të Tiranës, të cilat kishin përfituar rinëdrtimin e shtëpisë.

Në videon, të cilën Rama e kishte shoqëruar me urimin për “një fundjavë të qetë”, kryeministri i shprehej një kryefamiljari teksa i jepte dokumentet e shtëpisë se “politika shkon e vjen, por themelet e shtëpisë mbeten”.

Për videon në fjalë reagoi më vonë eksperti i ekonomisë pranë PD-së, Dorian Teliti. Ky shkroi në Facebook se qeveria “deri më sot ka rindërtuar vetëm 29 banesa”.

“Nga 3,389 shtëpi të rrënuara nga tërmeti, [qeveria] ka ndërtuar vetëm 29 prej tyre,” – tha Teliti duke ironizuar kryeministrin se u shfaq qytetarëve “vetëm video” dhe “projekte 3D”.

Sipas demokratëve qeveria nuk ka shpenzuar asnjë nga fondet prej rreth 400 milionë eurove për rindërtimin e shkollave, apo pallateve, pasi “paratë shkojnë vetëm te inceneratorët”.

Mirëpo jo më larg se pasditen e së premtes, kryeministri Edi Rama pati publikuar disa foto nga shkolla “Neim Babameto” në Durrës, e cila, e nisur për t’u rindërtuar në fund të muajit korrik, aktualisht është në fazën e fundit të rindërtimit.

“Shkolla po rilind më e bukur, më e madhe dhe më e forte, 1,100 nxënës do rikthehen këtë 26 nëntor në mjedise të reja të projektuara nga arkitekti i famshëm Italian, Mario Cucinella,” – shkroi Rama.

 

Lexoni gjithashtu:

”Rruga e Kombit”, Rama lavdëron punën e koncesionarit, Teliti zotohet se PD do ta anulojë

Rama: Trefishuam fondet për bujqësinë; Teliti: 98% e fermerëve nuk morën asgjë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026