Nisin plaçkitjet në Turqi, të mbijetuarit nga tërmeti bastisin dyqanet për ushqime

7 Shkurt 2023 | 18:38

Teksa kërkimet për të mbijetuar nga tërmeti i rënë në kufirin turko-sirian vazhdojnë, disa njerëz kanë nisur të marrin fatin në duart e tyre.

Në qytetin turk Kahra-Manmaras, njerëzit janë parë teksa bastisin një supermarket për ushqime. Ndihmat në zonat e prekura nga tërmeti po mbërrijnë, por në disa të tjera po mbërrin me ngadalë.

Në disa qytete, pronarët e dyqaneve kanë dalë jashtë bizneseve të tyre për t’i mbrojtur nga plaçkitësit. Disa po i përdorin edhe si shtëpi të përkohshme.

“Dyqani është kthyer përmbys. Të gjitha materialet janë prishur. Siç mund të shihni, vitrinat janë të thyera. Prandaj jam përpara dyqanit tim. Shtëpia jonë nuk u shkatërrua, por askush nuk shkon në shtëpi sepse për momentin ka rrezik. Ka ende lëkundje sizmike”, tha Emin Kacmaz, pronar dyqani mobiliesh.

Në mbarë Turqinë, mijëra të pastrehë e kanë kaluar natën jashtë në të ftohtë. Pavarësisht përmasave të shkatërrimit, autoritetet po punojnë për t’u ardhur në ndihmë banorëve në nevojë.

Por edhe pse këto përpjekje po intensifikohen do të duhet kohë të arrijnë tek të gjithë të mbijetuarit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026