Luan Baçi: Ndihem mirë, jam mësuar me përjashtimet edhe nga të mitë
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha në një intervistë për Euronews Albania se ndihet mirë që është i përjashtuar.
“Ndihem mirë absolutisht sepse jam mësuar me përjashtimet edhe brenda llojit. Unë jam nga të përjashtuarit e parë edhe nga këta të mitë, aq më tepër nga kundërshtarët politik, absolutisht nuk më vjen keq,” – u shpreh Baçi.
Sipas tij është për të ardhur keq kur mendon se si mazhoranca ka vendosur të zhvillojë politikën në Shqipëri.
Komisioni i Etikës ka vendosur të përjashtojë 8 deputetë të Partisë Demokratike për shkak se bllokuan seancën e fundit plenare dhe nuk lejuan zhvillimin normal të saj.
Opozita kërkoi që kjo mbledhje të zhvillohej e hapur dhe në prani të medias, kërkesë e cila u kundërshtua nga mazhoranca duke bërë që deputetët e Partisë Demokratike të transmetonin momente nga mbledhje në rrjetet e tyre sociale.
Përjashtimi me 10 ditë nga pjesëmarrja në seanca plenare që përkon me dy të tilla, dhe mospjesëmarrja në komisione është cilësuar nga deputetët si një mënyrë për t’i mbyllur gojën opozitës.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive