“Kafshët e ndiejnë tërmetin”, Guri: Ndaj duhen mbajtur qen, peshq ose minj në shtëpi
I ftuar në studion e “Goodmorning Albanians” në Euronews, ambientalisti Sazan Guri foli në lidhje me reagimet e çuditshme të kafshëve disa sekonda përpara rënies së tërmetit.
Guri tha se të gjitha kafshët e ndiejnë tërmetin disa sekonda para për shkak se ata kanë 4 milion receptorë që i bën të kapin valët nga shpërthimi i tërmetit në vatër deri në ardhjen e tij në sipërfaqe të tokës.
“Më ka ardhur keq që para shumë vitesh kur e kam transmetuar këtë koncept ka patur në rang inxhinierash që nuk e besonin.
Kafshët ndiejnë disa sekonda para dhe disa sekonda para janë shpëtim të jetëve njerëzore.
Se aq duhet, një tërmet zgjat 100 sekonda dhe vjen nga thellësia 10 km dhe në momentin që ka rënë ka dhënë shenja vale dhe rëshqitje. Prandaj nuk është fatkeqësi tipikisht natyrore është njerëzore, pasi nuk të falet të mos marrësh parasysh lëvizjen e trubulluar të zogjëve”, tha Sazan Guri.
Ai theksoi se është e rëndësishme që të mbahen kafsh shtëpiake në shptëpi, si qen, peshq, madje dhe minj.
“Ndaj duhet në qen në shtëpi, ndaj duhet një qen në lagje. Qeni, kali, miu, urithi kanë 4 milionë receptorë. Duhet të kesh kafshë shtëpiake. Duhet të kesh edhe minj, në kuptimin e mirë ata që mund të mbahen. Duhet të kesh një akuarium me shpejt, duhet të kesh një qen shtëpie”, tha Guri.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë