“Je aty” Euronews pasqyron kërkimet në Adana, momenti kur mikrofoni futet në rrënoja

Tërmeti në Turqi
9 Shkurt 2023 | 12:28

Ekipi i Euronews Albania ka qenë këtë të mërkurë në zonën e rrënojava të tërmetit që preku Turqinë.

Nga Adana gazetari Ardit Hoxha ka sjellë një video që tregon mënyrën sesi po kryhen kërkimet në banesat dhe pallatet e shembura.

Ekipet e emergjencave fusin në një mikrofon nën rrënoja dhe presin prej aty një mesazh nga ndonjë person që mund të jetë ende gjallë.

“Je aty?”- komunikojnë ekipet e shpëtimit në mikrofon dhe presin përgjigje.

Në momentin që pritet përgjigjja një qetësi pushton zonën, fiken automjetet dhe të gjithë presin në ankth nëse do të dëgjojnë zërin e një personi të gjallë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026