Tërmeti në Shqipëri, flet sizmiologu: Nuk ka vend për t’u shqetësuar
Sizmiologu Edmond Dushi komentoi në Euronews Albania tërmetin e moderuar që goditi mesditën e kësaj të enjteje Elbasanin.
Dushi tha se tërmeti kishte një magnitudë 3.8 ballë dhe një thellësi fokale prej 16.54 km duke e cilësuar si një tërmet normal në zonë. Ai siguroi qytetarët se një tërmet i tillë nuk lë asnjë vend për t’u shqetësuar.
“Kemi regjistruar një tërmet me magnitudë të moderuar 3.8, në Stravaj të Elbasanit. Ka një thellësi të moderuar 16.5 km. Jemi duke përpunuar informacionin, por këto janë të dhënat e para.
Është një lëkundje e lehtë, një lëkundje normale. Që prej datës 4 kemi disa lëkundje që ne po i regjistrojmë çdo ditë, kjo është një lëkundje normale për zonën. Ne çdo ditë regjistrojmë tërmete në Shqipëri, është karakteristik e aktivitetit sizmiologjik të Shqipërisë.
3.8 është një magnitudë e moderuar, nuk ka vend për shqetësim”, tha Dushi.
LEXONI GJITHASHTU:
Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura