PD kërkon largimin e Manastirliut, Pampuri: Ministrja ka dështuar në menaxhimin e situatës në spitale

25 Tetor 2020 | 11:20

Në një deklaratë për mediat, ish deputetja e PD, Orjola Pampuri shprehu shqetësimin për situatën e shëndetësisë në vend, të cilën e cilësoi se është në gjendje kolapsi.

Sipas saj situata është jashtë kontrolli dhe shërbimi është në ditët e tij më të këqija duke theksuar se shtretërit janë drejt ezaurimit dhe pacientët po lihen në rrugë.

“Kjo situatë e paprecedentë ka shqetësuar dhjetëra mjekë dhe familjarë të pashpresë, të cilët na kanë telefonuar dhe na kanë bërë me dije se pacientët me Covid-19 janë drejtuar për te Urgjenca, pasi spitali Infektiv është i tejmbushur,” – tha Pampuri në fjalën e saj.

Ish deputetja e PD-së ja faturoi gjendjen alarmante qeverisë e cila sipas saj nuk i përgjigjet nevojave të qytetarëve por vijon aferat korruptive dhe tenderat sekretë.

“Përgjigja e Edi Ramës dhe e Ogerta Manastirliut ishte vetëm propaganda, e cila ka mbjellë sot më shumë pasiguri në spitale, ka sjellë viktima të pafajshme, i ka lënë njerëzit në pamundësi për t’u mjekuar, duke i marrë edhe jetën,” – u shpreh Orjola Pampuri.

Ajo sqaroi gjithashtu se spitali COVID 3 nuk është një spital i mirëfilltë por thjesht ish pavijoni i urologjisë, me një përshtatje bazike të 11 dhomave me nga 2 shtretër. Sipas asaj që Pmapuri tha ky spital mund të akomodojë vetëm 22 persona, që nuk është e mjaftueshme për numrin e lartë në rritje të të infektuarve.

Së fundmi ish deputetja nuk thelloi akuzat për papërgjegjshmërinë e qeverisë përkundrejt situatës duke bërë njëkohësisht dhe një apel për qytetarët.

“Të dashur qytetarë, ju lutem, kujdesuni për veten në mënyrë maksimale, pasi Shqipëria nuk ka një qeveri,” – apeloi Pampuri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026