Pas kthimit të kodit zgjedhor nga presidenti, Rudina Hajdari kërkon mbledhjen e këshillit politik

25 Tetor 2020 | 12:43

Deputetja Rudina Hajdari ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik ditën e martë në orën 11:00 për të diskutuar sërish ndryshimet në kodin zgjedhor dhe për të arritur një konsensus të pranuar nga të gjitha palët.

Kërkesa e deputetes së opozitës parlamentare vjen pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të kthyer për rishqyrtim Projektligjin për ndryshimet në Kodin zgjedhor.

Ky moment, sipas znj. Hajdari, është një mundësi e mirë për t’u riulur edhe njëherë në tryezën e Këshillit Politik për të diskutuar “se si mund të arrijmë një produkt i cili të gëzojë jo vetëm mbështetjen e një pale, siç është rasti aktual, por mbi të gjitha mbështetjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë”.

“Në 30 vite, reformat zgjedhore në këtë vend kanë shërbyer vetëm e vetëm për të përfaqësuar interesin e pak njerëzve, duke e deformuar vullnetin e qytetarëve, duke e dobësuar fuqinë e tyre, duke deformuar kuptimin e sovranitetit të popullit e duke prodhuar si rrjedhojë kriza politike të cilat e kanë mbajtur vendin peng.

Kur u bëra pjesë e Këshillit Politik, mendova se kishim një shans që ta ndalonim këtë traditë të shëmtuar dhe për herë të parë të prodhonim një produkt i cili do t’i shërbente shumicës së qytetarëve e jo 2 po 3 politikanëve.

Prandaj, duke shfrytëzuar mundësinë që kemi përpara, ju ftoj që ditën e martë, në orën 11:00, të riulemi në tryezë dhe të arrijmë një kompromis, ku baza duhet të jetë fuqizimi I qytetarëve, duke i dhënë përparësi absolute në formulën e përzgjedhjes së deputetëve, votës qytetare e jo preferencës së kryetarëve”, shkruan znj. Hajdari në një email dërguar palëve në këshilli politik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026