Protesta, 1500 policë në terren, në ndihmë të tyre RENEA e FNSH. Rrugët e bllokuara

10 Shkurt 2023 | 11:26

Ditën e nesërme në orën 12:00 do të zhvillohet protesta e opozitës e thirrut nga kreu i PD-së Sali Berisha.

Gazetarja e Euronews Albania, bën me dije se protestuesit do të mblidhen në selinë e PD-së, më pas në sheshin Skëndërbej, në Sheshin “Nënë Tereza”, pastaj për të vijuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Sakaq drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ditën e djeshme ka zhvilluar dhe një takim me drejtuesit e komisariateve të Tiranës, ku është vendosur se 1.500 forca policie do të jenë të pozicionuara në pikat e ndryshme të qytetit për mbarëvajtjen e kësaj proteste.

Në ndihmë të  efektivëve të policisë do të jenë dhe forcat RENEA dhe të FNSH-së.

Pasditen e sotme do të ketë forca policie në hyrje dhe daljet e kryeqytetit.

Ditën e nesërme disa rrugë që të lidhin me bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të jenë të bllokuara.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banorët shembin rrethimin në Kakome (VIDEO)

Banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të tokave në Kakome, të mbërritur nga qytete të ndryshme të vendit dhe emigrantë kanë protestuar këtë të diel...
13:22 | 21/06/2026

Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë

Këto janë pamjet e momenteve kur një vajzë e maskuar ka shkulur flamurin e Izraelit në Ambasadën e këtij shteti në Tiranë gjatë orarit kur...
12:05 | 21/06/2026

55-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj në Sheqeras, dyshohet se kishte disa ditë që kishte vdekur

Një grua 55-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq. Sipas policisë, shtetasja Lavdie Daci dyshohet se kishte...
11:57 | 21/06/2026