Mbanin në banesë lëndë narkotike me qëllim shitjen, arrestohen nënë e bir në Elbasan

10 Shkurt 2023 | 11:02

Nënë e bir janë arrestuar në Elbasan pasi në banesën e tyre u është gjetur lëndë narkotike me qëllim shitjen.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Connection” u arrestuan në flagrancë shtetasit F. E., 31 vjeç dhe R. I., 48.

Gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 400 doza të lëndës narkotike kanabis dhe 1.5 kg të kësaj lënde, të cilat mbaheshin nga të arrestuarit, me qëllim shitjen. Dozat dhe sasia e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026