VIDEO/ Ekipi i Euronews në Antakya, gjithçka i ngjan një zone lufte të shkatërruar
Ekipi i Euronews Albania ka shkuar këtë të premte në qytetin e Antakya-s, në rajonin e Hatay-t, një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit në Turqi.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euroneës, ndërtesa të shumta shihen të rrënuara apo të dëmtuara nga tërmeti 7.8 ballë.
Makina të zëna nga blloqet e betenoit, dhe radhë kilometrike mjetesh shihen teksa largohen nga qyteti i shkatërruar nga tërmeti.
Gjithçka i ngjan një zonë lufte, ku çdo gjë është e shkatërruar.
Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë, ra në orët e para të mëngjesit të së hënës pranë qytetit të Gaziantepit, në jug të Turqisë. Disa orë më vonë, ndërsa njerëzit ishin ende në kërkim të të mbijetuarve në rrënoja, pati një tërmet me përmasa të ngjashme, 100 km në veri.
Intensiteti i lëkundjeve rrëzoi gjithashtu blloqe kullash dhe ndërtesa publike në veri të Sirisë dhe u ndje deri në Qipro dhe Liban.
Si pasojë e tërmetit janë raportuar aktualisht mbi 21 viktima, ndërkohë që numri i tyre pritet të rritet për shkak të numrit të madhe të personave që ndodhen ende nën rrënoja.
Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)
Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
- 20:22 Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)