Brenda rrënojave në Antakya, Euronews siguron videon e shpëtimit të 3 personave

10 Shkurt 2023 | 15:09

Ekipi i Euronews Albania ndodhet këtë të mërkurë në qytetin e Antakyas në Turqi, në zonën e Hatayt, një nga më të prekurat nga tërmeti i 6 shkurtit që goditi vendin.

Gazetari Ardit Hoxha dhe operatori Kudret Plaku kanë mundur të sigurojnë një video gjatë shpëtimit të 3 personave të gjallë nga rrënojat e një ndërtese.

Nga pamjet shihet mjaft qartë kur nga rrënojat dalin me barrel trupat e tre personave, mes tyre një vajzë 15-vjeçare.

Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë, ra në orët e para të mëngjesit të së hënës pranë qytetit të Gaziantepit, në jug të Turqisë. Disa orë më vonë, ndërsa njerëzit ishin ende në kërkim të të mbijetuarve në rrënoja, pati një tërmet me përmasa të ngjashme, 100 km në veri.

Intensiteti i lëkundjeve rrëzoi gjithashtu blloqe kullash dhe ndërtesa publike në veri të Sirisë dhe u ndje deri në Qipro dhe Liban.

Si pasojë e tërmetit janë raportuar aktualisht mbi 21 viktima, ndërkohë që numri i tyre pritet të rritet për shkak të numrit të madhe të personave që ndodhen ende nën rrënoja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026