“Mrekullitë ekzistojnë” Familja shpëtohet pas 100 orësh në rrënoja, ja si mbijetuan
Një lajm i mirë vjen nga Turqia, ku një familje 6-anëtarëshe është mundur të shpëtohet pas 100 orësh nën rrënoja.
Ekipet e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë gjashtë të afërmit nga rrënojat, më shumë se 101 orë që nga momenti i tërmetit të parë që goditi vendin.
Familja mbijetoi duke u grumbulluar në një xhep të krijuar brenda një ndërtese të shembur në Iskenderun.
“Mrekullitë ekzistojnë”- tha Murat Baygul, një punonjës kërkimi dhe shpëtimi.
Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë, ra në orët e para të mëngjesit të së hënës pranë qytetit të Gaziantepit, në jug të Turqisë. Disa orë më vonë, ndërsa njerëzit ishin ende në kërkim të të mbijetuarve në rrënoja, pati një tërmet me përmasa të ngjashme, 100 km në veri.
Intensiteti i lëkundjeve rrëzoi gjithashtu blloqe kullash dhe ndërtesa publike në veri të Sirisë dhe u ndje deri në Qipro dhe Liban.
Si pasojë e tërmetit janë raportuar aktualisht mbi 21 viktima, ndërkohë që numri i tyre pritet të rritet për shkak të numrit të madhe të personave që ndodhen ende nën rrënoja.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë