Popullsia rritet me 1,047 persona, INSTAT: Më shume lindje sesa vdekje në 3 muaj

10 Shkurt 2023 | 16:24

Popullsia e Shqipërisë është rritur me 1,047 persona në 3-muajt e fundit të 2022, kjo për shkak se numri i lindjeve ka qenë më i lartë se ai i vdekjeve.

3 muajt e fundit kanë shënuar më shumë lindje se sa vdekjet, duke bërë kështu që popullsia e Shqipërisë të rritet me 1,047 persona.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave kanë nxjerrë në pah se përgjatë muajve, Tetor, Nëntor dhe Dhjetorë në të gjithë vendin janë regjistruar 5,963 lindje dhe 4,916 vdekje.

Kjo ka bërë që shtesa natyrore të jetë pozitive.

Tirana është qarku me numrin me të madh të lindjeve, përkatësisht me 2,121 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 93 lindje.

Edhe kur flasim për fatalitet, në krye të listës është kryeqyteti me 1,258 vdekje dhe në fund të saj është Kukësi me 119 vdekje.

Sipas INSTAT, si lindjet ashtu dhe vdekjet kanë ardhur në rënie, në 3 muajt e fundit të 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Respektivisht lindjet kanë rënë me 13,7% ndërsa vdekjet me 37%.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026