Ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Rama i prerë: Do t’i votojmë sapo të caktohet seanca në Kuvend
Kryeministri Edi Rama deklaroi pas mbledhjes së Shtabit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste në selinë rozë se Kuvendi do të rivotojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Kryeministri theksoi se Kodi i ri Zgjedhor do të votohet sërish nga parlamenti sapo të caktohet seanca e votimit dhe nuk do të bëhet asnjë ndryshim në të.
“Do të votojmë sa më shpejt, kur të caktohet seanca e votimit. Pa asnjë ndryshim pikë dhe presje do të votojmë kodin siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptim plotë dhe askush nuk do të vërë në diskutim vullnetin e parlamentit për asnjë arsye dhe aq më pak Ilir Meta”, u shpreh kryeministri Rama para gazetarëve.
Kjo deklaratë e Ramës vjen pasi pak ditë më parë presidenti Ilir Meta ktheu në kuvend Kodin e ri Zgjedhor. Sipas kreut të shtetit ndryshimet në këtë Kod Zgjedhor janë antikushtetuese dhe nuk pranohen nga ndërkombëtarët.
Ndërkohë, deputetja Rudina Hajdari, e cila është njëkohësisht edhe anëtare e Këshillit Politik kërkoi dje që më datë 27 tetor të zhvillohet mbledhja e radhës në këtë këshill, në mënyrë që palët të arrijnë në një konsensus.
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera