“A është burri gjallë?”- Momenti prekës kur shpëtohet 62-vjeçarja: Nuk e dua jetën

11 Shkurt 2023 | 11:08

Ekipet e kërkim shpëtimit në Turqi vijojnë punën për nxjerrjen nga rrënojat të personave që mund të jenë ende gjallë.

Një video prekëse vjen nga Antakya në Turqi, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 6 shkurtit, ku një grua nxirret e gjallë nga rrënojat pas 108-orëve.

Ekipet e  kërkim shpëtimit nga Koreja e Jugut, mundën të nxirrnin me shenja jeta nga rrënojat një 62-vjeçare të identifikuar si Selma Guneş.

Teksa nxirret, 62-vjeçarja pyet mes lotësh nëse burri i saj është ende gjallë.

“A është burri im gjallë? Nëse nuk është, jeta për mua s’ka kuptim”, dëgjohet duke thënë e moshuara.

Ajo më pas u dërgua në një spital me autoambulancë dhe mësohet se është në gjendje të stanilizuar shëndetësore.

Tërmeti shkatërrimtar që goditit Turqinë dhe Sirinë ka shkaktuar 24 mijë të vdekur akualisht, por ky numër pritet të rritet për shkak të personave të shumtë që ndodhen ende nën rrënoja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026