Demokratët e Durrësit, Vlorës e Gjirokastrës nisen drejt Tiranës për protestën
Opozita organizon sot protestën e katërt, në atë që e ka paralajmëruar prej kohësh se do të jetë një “stinë” protestash kundër qeverisë.
Mbi 1500 efektivë policie do të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj proteste. Në ndihmë të efektivëve të policisë do të vihen edhe efektivë të forcave Speciale RENEA, si Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, për të menaxhuar turmën e protestueseve në rast të një skenari të dhunshëm.
Simpatizantët e PD në rrethe janë organizuar me automjete private dhe autobusë për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha.
Gazetarja e Euronews Albania në Durrës Kloida Gjuzi tha se demokratët e Durrësit nuk kanë pasur organizime të posaçme nga dega e PD, por qytetarët janë organizuar në mënyrë individuale. Janë 2000 demokratë durrsakë që pritet t’i bashkohen protestës.
Në Gjirokastër pjesa më e madhe e simpatizantëve kanë udhëtuar drejt Tiranës me automjete private.
Demokratë e Vlorës kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të grumbullohen për tu nisur drejt protestës në Tiranë.
Gazetarja e Euronews Albania në Vlorë, Ebrieta Maçaj tha se janë në 1100 protestues që janë nisur nga bashkia e Vlorës, me 203 automjete
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit
- 16:40 Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
- 16:38 Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 16:31 Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 16:24 GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
- 16:19 Ministri Katz: SHBA po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane