Kodi Zgjedhor, komisioneri Varhelyi: Parlamenti të presë opinionin e Komisionit të Venecias
Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, i ka bërë thirrje shumicës socialiste të presë opinionin e Komisionit të Venecias përpara se të vendosë për të rivotuar ndryshimet e bëra më 5 tetor të Kodit Zgjedhor.
Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi është shprehur mirë-besues se Komisioni i Venecias do t’i japë një këshillë të shpejtë ligjvënësve shqiptarë për implemtimin e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut.
“Përpara rivotimit, parlamenti duhet të presë dhe të marrë në konsideratë këto këshilla. Shoh përpara për zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021,” – u shpreh Varhelyi.
#Albania electoral code: I trust @VeniceComm will provide swift advice to Albanian stakeholders on the implementation of Constitutional Changes of 30 July. Parliament should consider waiting w revote to take this advice into account. Look fwd to free&fair elections in April 2021.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) October 26, 2020
Komenti i komisionerit të BE-së erdhi pak pasi Presidenti Ilir Meta bëri me dije tetë pyetjet që i kishte adresuar Komisionit të Venecias pasi kishte dekretuar kthimin për rishqyrtim të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Lexoni gjithashtu:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në