Berisha me megafon në dyert e Bashkisë: Veliaj, revolucioni do flasë edhe me ty

11 Shkurt 2023 | 14:35

Kreu i PD, Sali Berisha i shoqëruar nga një grup simpatizantësh të PD në mbyllje të protestës marshoi drejt Bashkisë së Tiranës.

Me një megafon në dorë, Berisha lëshoi një sërë akuzash për kreun e Bashkisë Erion Veliaj duke e cilësuar atë hajdut njësoj si kryeministrin.

Berisha tha se Veliaj e ka vendin në burg për vjedhjen që po u bën çdo ditë qytetarëve të Tiranës me inceneratorin.

“Ky duhet nxjerrë nga çdo strofull, vendin e ka vetëm në burg. Veliaj është nga hajdutet më të shpifur bashkë me Edi Ramën. Erdhëm këtu për t’i dhënë mesazhin; revolucioni do flasë me të, vazhdojmë”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026