Vdes lideri i fundit komunist i Gjermanisë Lindore
Hans Modrow, që ka shërbyer si lideri i fundit komunist i Gjermanisë Lindore gjatë një mandati të trazuar që përfundoi me zgjedhjet e para dhe të vetme të lira të vendit, ka vdekur në moshën 95-vjeçare.
Partia e Majtë njoftoi përmes Twitterit se Modrow vdiq në orët e para të së shtunës.
Modrow mori udhëheqjen e Gjermanisë Lindore pak kohë pas rënies së Murit të Berlinit dhe më vonë ftoi në Qeveri forcat opozitare. Megjithatë, ai nuk mundi të ngadalësonte momentin për ribashkimin e Gjermanisë.
“I gjithë kursi paqësor i vendosjes së unitetit gjerman ishte pikërisht arritja e tij e veçantë”, shkroi kjo parti në Twitter. “Kjo do të mbetet trashëgimia e tij politike”.
Gjatë 16 vjetëve si shef komunist i partisë në Dresden, duke nisur nga viti 1973, Modrow krijoi një reputacion si figurë antiestablishment. Ai refuzoi të merrte përfitimet e partisë dhe jetoi në një banesë normale.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:45 Rama për protestat: “Revolucioni i flamingove” një çarje ku mund të hyjnë aktorë të huaj
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?