Mazhoranca “rrëzon” këshillën e Varhelyi, Kodi Zgjedhor votohet të enjten

26 Tetor 2020 | 14:57

Pavarësisht thirrjes së Komisinerit për Zgjerimin, mazhoranca qeverisëse duket se vendosur për të rivotuar pa asnjë ndryshim Kodin Zgjedhor, të kthyer nga Presidenti për rishikim tri ditë më parë.

Burime për gazetaren Eksiola Shehu të Euronews Albania nga mazhoranca parlamentare bëjnë të ditur se, dekreti për ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të kalojë për miratim seancën plenaret të kësaj të enjte. Ndërkohë nesër në orën 12:00 dekreti i Presidentit është vendosur në rendin e ditës së komisionit të ligjeve.

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi i bëri thirrje shumicës qeverisëse që të presë opinionin e Komisionit të Venecias përpara se të vendosë për të rivotuar ndryshimet e bëra më 5 tetor në Kodin Zgjedhor.

“Përpara rivotimit, parlamenti duhet të presë dhe të marrë në konsideratë këto këshilla. Shoh përpara për zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021,” – u shpreh Varhelyi.

Por, ndërkohë kryeministri Edi Rama thotë se, “opinioni i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur”, por që “për një ligj të votuar dhe refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë, refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet”.

“Parlamenti do të rishprehet pa humbur asnjë ditë! Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër parlamentit dhe qeverisë, s’merr dot penga askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng! Opinioni i Venecias mirë se të vijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave,” – u shpreh Rama.

Komenti i komisionerit të BE-së erdhi pak pasi Presidenti Ilir Meta bëri me dije tetë pyetjet që i kishte adresuar Komisionit të Venecias pasi kishte dekretuar kthimin për rishqyrtim të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor u miratuan në mënyrë të njëanshme nga qeveria socialiste, ndryshe nga se ka ndodhur gjatë tri dekadave të fundit për reformat zgjedhore në Shqipëri. Mazhoranca dhe opozita nuk ranë dakord sa i takon çështjes së koalicionet zgjedhore.

 

Lexoni gjithashtu:

Kodi Zgjedhor, Rama: Parlamenti do të ri-shprehet pa humbur kohë

Kodi Zgjedhor, Varhelyi: Parlamenti të presë opinionin e Komisionit të Venecias

Ndryshimet e Kod, Meta 8 pyetje Komisionit të Venecias për të shmangur ”krizën tjetër të zgjedhjeve”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026