Votimi elektronik në Elbasan, kampet politike mbështesin procesin

12 Shkurt 2023 | 09:20

Elbasani do të jetë një nga bashkitë në të cilat procesi i votimit dhe numërimit të votave në zgjedhjet vendore te 14 majit do te zhvillohet në mënyrë elektronike.

Sipas dy kundërshtarëve politik në këtë qark, kryetari i bashkisë që rikandidon sërish Gledian Llatja dhe kandidatit të PD, Bledi Himci, kjo mënyrë nuk lë vend për manipulime.

“Padiskutim që partia demokratike votimin elektronik e ka kërkuar prej shumë e shumë kohësh. Të paktën do evitonte manipulimin e votës në procesin e numërimit,” – tha Himci.

“Absolutisht që është një gjë shumë e mirë, shumë e mirë sepse rezultati del shumë shpejt, ka një besueshmëri, teknologjia ka ecur shumë përpara. Është një teknologji e kolauduar që ka sjellë një besueshmëri për të gjitha palët në të gjitha vendet ju është aplikuar,” – u shpreh Llatja.

Ajo që shihet me dyshim, është përdorimi i teknologjisë nga votuesit që kanë mungesë informacioni në këtë fushë.

“Duhet që nga ana e KQZ-së të kemi sa më shumë spote orientuese për popullatën, sigurisht edhe trajnime nga pjesa e operativëve që do të asistojnë në proxeset e votimit dhe do të jene pranë pajisje. Dëshira jonë është që këta individë të jenë apartiakë,” – u shpreh Himci.

Pritet që rezultati i zgjedhjeve të publikohet 1 orë nga mbyllja e votimit. Implementimi i sistemit elektronik të votimit dhe numërimit të votave për dy bashkitë Elbasan dhe Kamëz i kushtoi shteti shqiptar 7 milion €.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026