Qeveria turke shpall në kërkim ndërtuesit lidhur me tërmetin, 113 urdhër-arreste
Autoritetet në Turqi kanë lëshuar 113 urdhër-arreste në lidhje me ndërtimin e godinave që u shembën si pasojë e tërmetit të së hënës.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se policia turke ka arrestuar të paktën 12 persona, mes të cilëve shumë ndërtues.
Arrestime të tjera priten, por aksioni i policisë konsiderohet nga një pjesë e mirë e popullsisë si një përpjekje për të devijuar fajin për katastrofën.
Për vite me radhë ekspertët kanë paralajmëruar se shumë godina të reja në Turqi ishin të pasigurta për shkak të korrupsionit endemik dhe politikave qeverisëse.
Këto të fundit lejuan të ashtuquajturat amnisti për ndërtuesit që kishin shkelur rregullat urbanistike për të inkurajuar boom-in e ndërtimeve, përfshirë ato në zonat më të cënueshme nga tërmeti.
Disa mijëra ndërtesa u shembën gjatë lëkundjeve, duke bërë që të ngriheshin pyetje nëse impakti natyror i katastrofës ishte bërë më keq nga ndërhyrja e dorës së njeriut.
Me zgjedhjet që po afrojnë, e ardhmja e presidentit Erdogan është vënë në rrezik pas 20 vite në pushtet.
Ai ka pranuar vonesat në shpërndarjen e ndihmave, por gjatë një vizite në një nga zonat e prekura fajësoi fatin. “Gjëra të tilla kanë ndodhur gjithmonë. Është pjesë e fatit”, tha Erdogan.
LEXONI GJITHASHTU:
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale