Kurti: Marrëdhëniet me Shqipërinë janë shumë të mira, por mund të bëjmë më shumë

12 Shkurt 2023 | 20:41

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur këtë të diel në emisionin Review në Euronews Albania në lidhje me marrëdhënien mes Tiranës dhe Prishtinës gjatë qeverisjes së tij 2-vjeçare, por jo vetëm.

Në fjalën e tij Kurti tha se duhen implementuar të gjitha marrëveshjet e arritura, si dhe të ecet përpara në nënshkrimin e marrëveshjeve të reja.

Ai tha se ka një rritje të komunikimit mes autoriteteve të Kosovës dhe Shqipërisë, megjithatë shtoi se ka vend për të bërë më shumë.

Albin Kurti: Unë besoj se mëdhenjtë tona janë shumë të mira por unë mendoj se ne duhet të punojmë sa më shumë për të shtuar mekanizmat e bashkëpunimit për marrëveshjet që kemi firmosur dhe të firmosim edhe marrëveshje të reja. Me qeverinë e Shqipërisë me presidentin kemi një denduri të komunikimeve por mund të bëjmë më shumë gjithmonë mund të bëjmë më shumë. Unë besoj se sinergjia që krijohet nga Shqipëria dhe Kosova e bënë kombin shqiptarë tejet të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perendimor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026