Tentuan të mashtronin një biznes, 3 të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen 89 mijë €

13 Shkurt 2023 | 09:01

Ergys Ahmetaj 21 vjeç, Andi Basha 18 vjeç dhe Gëzim Kusi 19 vjeç janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Tentativa”.

Policia bën me dije se tre të rinjtë tentuan të përfitonin nëpërmjet mashtrimit një shumë të madhe parash nga një subjekt privat, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve.

Mësohet se ata tentuan të mashtronin biznesin në mënyrë që të përfitonin shumën 40 000 euro.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi F. Gj., 39 vjeç, i shpallur në kërkim gjatë operacionit “Subjekti”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit në datën 10 janar të këtij viti, është bashkëpunëtor me 3 shtetasit e lartpërmendur, të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit “Tentativa”. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj.”- njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 89 400 euro të gjetura gjatë kontrolleve të banesave dhe aparatet celularë të autorëve të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:18 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026