Habit violonçelisti shqiptar: Skena e Sanremos më e vogël sesa Pallati i Kongreseve
13 Shkurt 2023 |
09:01
Violonçelisti Iljard Shaba tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se u bë pjesë e performancës me Anna Oxa në Sanremo falë një sugjerimi të Ardit Gjebreas, sepse ai personalisht me këngëtaren nuk njiheshin.
Ai tregoi se salla e Sanremos mbart historinë dhe ndaj është një skenë gjigande, ndërsa sa i takon infrastrukturës, pra fizikisht është shumë e vogël.
“Salla ishte shumë e vogël, t’i marrin të keqen Pallatit të Kongreseve. Shumë e vogël ishte; mbase ishte dhe më e vogël se salla te Akademia e Arteve. Ka historinë brenda ajo që është vështirë ta ndryshojnë. Gjithsesi është gjë tjetër kur e sheh në ekran dhe gjë tjetër kur e provon,” – u shpreh Shaba.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit